Një 78-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë ndërsa ishte duka u larë në plazhin e Zvërnecit ditën e sotme.
Dyshohet se ai mund të ketë pësuar arrest, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Sot, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, njofton Policia e shtetit shqiptar./KosovaPress/