Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjakovë.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Deklarata plotë e Policisë :
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML“, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
/tvsyrivison/