Vazhdon trendi i parave false, zbulohet edhe një rast

Ka disa raste që kohëve të fundit janë raportuar për para të falsifikuara të cilët hasen në bankomate.

Rasti i fundit ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, ku zyrtari i një banke, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash të pranuara në bankomat, kanë hasur në disa kartëmonedha (6×50 dhe 1×20) euro, të dyshimta të falsifikuara në vlerë prej 320 euro.

Rasti në procedurë hetimore.

/KosovaPress/

Read Previous

​Mbi 68 mijë pacientë morën shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente për nëntë muaj

Read Next

​Tentojnë të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, arrestohen katër persona