Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregun botëror

Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët që pas nisjes së luftës Ukrainë-Rusi.

Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent në një nivel prej 92,78 dollarësh në bursë, vlera më e ulët që përpara se presidenti rus Putin të urdhëronte fillimin e pushtimit në Ukrainë.

Rënia e madhe e çmimit të naftës këtë të hënë përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.

Çmimi i Brent arriti kulmin më 7 mars në 139,13 dollarë, kur nisën shqetësimet për furnizimet nga Rusia.

Çmimi qëndroi mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori.

Read Previous

Gjermania dhe vendet skandinave nuk dakordohen lidhur me ndalesën e vizave turistike për rusët

Read Next

Qentë endacakë, MAPL me diskutim publik për draft-strategjinë dhe planin e veprimit