Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetës Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Seanca nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri.

Ai akuzohet për krime të luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Read Previous

UNICEF: Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Read Next

Rasti “Subvencioni IV”, aktakuzë kundër dhjetë personave, në mesin e tyre tetë zyrtarë