Vazhdon pastrimi i lumit Erenik

Edhe sot ka vazhduar aksioni i pastrimit të Lumit Erenik në kuadër të garës për një Gjakovë të pastër. Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të sektorit për menaxhimin e mbeturinave pranë kuvendit komunal, përfaqësues të policisë së Kosovës, përfaqësues të KFOR-it turk, për faqësues të  QKMF, punëtorët e kompanisë Rajonale të mbeturinave “Çabrati”,  si dhe përfaqësues të OJQ-ve si Pam Kos, IFK, Bone Vet, SHE-RA dhe WMCA. Për të parë nga afër se si po shkon ky proces i pastrimit erdhi kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili tha  se kjo dukuri negative duhet të ndalohet sa me parë ku edhe ndotësit e ambientit do të ndëshkohen me ligj.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës për mbrojtjen e mjedisit, Merlina Beu Muçaj tha se situata e krijuar në këtë pjesë është për keqardhje dhe se pastrimi i shtratit të lumit do të marrë shumë kohë.

Kur është në pytje natyra çdo kush që merr inicativa pozitive duhet të angazhohemi të gjithë së bashku, kështu tha Eranda Baçi Kumnova drejtuesja e organizatës “Iniciativa e Femrës Kosovare”.

Ata që çdo ditë e frekuetojnë këtë pjesë të qytetit janë qytetarët të cilët thanë se duhet të rritet vetëdija e gjithësecilit.

Nga këtu u kërkua rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe kujdes të shtuar për mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit në përgjithësi.

Read Previous

​BE dhe UNDP do të ndihmojnë 7500 familje në varfëri të skajshme

Read Next

Gjakovë, 1 rast pozitiv me Covid-19