Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po vazhdon edhe sot intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ajo po intervistohet në objektin e Policisë së Kosovës, mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara.
Haxhiu shoqërohej nga avokati Tomë Gashi.
Intervistimi nga prokuroria i ministres Haxhiu ka nisur të hënën. /KosovaPress/