Vazhdon gjykimi në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot nga ora 09:00 do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka njoftuar se dëshmitari i sotëm ka të ngjarë të dëshmojë për 2 ditë radhazi dhe në seancë publike.

“Dëshmitari i së hënës nuk do të ketë masa mbrojtëse, kështu që dëshmia, e cila ka gjasa të zgjasë dy ditë, duhet të jetë publike”, tha Bennett.

Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale./Reporteri.net/

Read Previous

Kërkonte 50 mijë lekë për të favorizuar një palë në konflikt, arrestohet Oficeri i Krimeve në Tiranë

Read Next

Ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor takohen sot në Luksemburg