Vazhdon edhe më tej shtrenjtimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të derivateve për sot dhe nesër.

Çmimi i litrit të naftës do të jetë 1.78 euro apo një cent më i lartë se të shtunën.

Ndërkohë çmimi i benzinës ka rënë për një cent. Të dielën dhe të hënën, çmimi maksimal i benzinës është 1.50 euro për litër.

Gasi do të mund të shitet për 0.60 euro për litër.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie.

Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Read Previous

Chelsea rrit ofertën për zëvendësuesin e ëndrrave të Alonsos për Marc Cucurellan

Read Next

SHBA shqyrtoi blerjen e tokës ku pritet të ndërtohet ambasada kineze në Britani