Vazhdon dhuna në Burkina Faso, gjenden 28 trupa të pajetë

Trupat e 28 personave që u qëlluan për vdekje janë gjetur në qytetin veriperëndimor të Burkina Fasos, Nouna, ka deklaruar qeveria.

Një grup i shoqërisë civile për vrasjet i fajësoi disa civil të armatosur që pretendonin se ishin anëtarë të një nisme vullnetare të mbështetur nga qeveria që thuhet se luftonte xhihadistët.

Qeveria nuk e komentoi pretendimin, por tha se është duke e hetuar rastin, dhe deklaroi se trupat u gjetën më 30 dhe 31 dhjetor.

“Incidenti kishte ndodhur në një kohë kur qeveria kishte iniciuar “mobilizimin e të gjithë popullit për unitet në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Burkina Faso është goditur nga një kryengritje dhjetëvjeçare që ka zhvendosur nga vendi gati dy milionë njerëz.

Ushtria mori pushtetin në Burkina Faso janarin e vitit të kaluar, duke premtuar një përfundim të sulmeve, por dhuna vazhdon ende, shkruan BBC.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Aksident trafiku në Gjakovë, një i lënduar dhe dëme materiale të dy veturave

Read Next

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni