Vazhdon aksioni Brezovica, prokuroria jep informacionet e para

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica.

Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Ndryshe, aksioni në zonën e Brezovicës është zhvilluar edhe të hënën.

Ndërkaq, nga ky aksion që është zhvilluar disa herë në këtë pjesë ka mbi 30 të arrestuar. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhënia e ryshfetit, marrja e ryshfetit dhe Falsifikimi i dokumenteve, etj. 

/Telegrafi/

Read Previous

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 75 pacientë me COVID-19

Read Next

Bondsteel – Qentë ushtarakë ofrojnë mbështetje jetike të sigurisë në Kosovë