Vatikani duhet ta njohë Kosovën, kërkesa e presidentit Begaj për Papa Françeskun

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për një gazetë italiane ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Papa Françesku që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Vatikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj  një intervistë për ‘Il Tempo’, njoftoi se ka kërkuar nga Papa Françesku që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pasi sipas Begajt, kjo është shumë e rëndësishme për të ruajtur paqen në Ballkan.

“Nuk ka dyshim, se roli i Papës për të ruajtur paqen në Ballkan është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye, dhe i kërkova Papa Françeskut që Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse një hap i tillë do t’i jepte një shtysë të fortë për të çuar përpara procesin e ngadaltë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës…” ka thënë Begaj për “Il Tempo”

Sipas tij, dialogu po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta.

Presidenti shqiptar informoi se ftoi Papën të vizitojë sërish Shqipërinë vitin e ardhshëm, kohë kur do të nisë zyrtarisht në Tiranë procesi i punës për ndërtimin e shenjtërores së Santa Terezës.

“Në radhë të parë ftesa ime ka të bëjë me inaugurimin e fillimit të punimeve në Santuarin e Nënë Terezës (Shën Terezës) në Tiranë, një vepër shumë e rëndësishme për Shqipeërine, shqiptarët por edhe botën e krishterë. Të mos harrojmë se Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku në 2016, dy vjet pas vizitës së bërë në Tiranë. Jam i bindur se shqiptarët do të donin t’i shprehnin mirënjohjen e thellë Papës për rolin e tij në shenjtërimin e shqiptares të madhe, që i përket pa dyshim të gjithë botës”, ka shtuar Begaj.

Read Previous

MASHTI kërkon edhe 20 inspektorë, analistët duan monitorim të cilësisë e vlerësim të mësimdhënësve

Read Next

Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë