Vasseur: Besojmë te Hamilton, duam t’u japim pilotëve tanë një makinë të shpejtë

Koha e prezantimeve ka përfunduar te Ferrari, që ka nisur nga puna për të përgatitur një makinë të shpejtë për dy pilotët e saj. Në krah të Charles Leclerc këtë vit do të jetë Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Këtë javë, piloti britanik bëri prezantimin dhe ka provuar një Ferrari, ndërkohë që në Fabrikë punohet për të qenë gati për mesin e marsit, kur nis sezoni i ri. Drejtori sportiv i “kokëkuqes” Frederic Vasseur, shpreson shumë këtë sezon.

“Pilotët bënë disa xhiro për t’u ambientuar, për të gjetur sadopak ritmin dhe të mësohen me pistën. Ishte gjithashtu një ngrohje e dobishme për të gjithë ekipin. Tani do të presim deri në testet dimërore”, tha Vasseur.

Më tej, vasseur shtoi: “Tani shpresojmë që të gjithë komponentët të bashkohen dhe të formojmë një makinë të shpejtë e fituese. Po punojmë shumë që t’u japim pilotëve një makinë konkurruese, që të na japë të gjithëve gëzime. Tifozët e meritojnë”. /Telesport.al/

Read Previous

Paralajmërohen stuhi në disa pjesë të Arabisë Saudite

Read Next

SHBA | Brenda një dite arrestohen më shumë se 500 emigrantë të pa regjistruar