Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, para fillimit të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Romë, tha se do të diskutohet për përshpejtimin e procesit integrues në mjedisin e ri të sigurisë.
Varhelyi po merr pjesë në konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Zëvendëskryeministri Italian Antonio Tajani së bashku me Presidencën suedeze të BE-së.
“Zgjerimi është një nga prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian për forcimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Varhelyi në rrjetin e tij social Twitter. /GazetaExpress/