Van Nistelrooy bëhet ndihmës-trajner te Manchester United

Ruud van Nistelrooy, është kthyer edhe njëherë në “Old Trafford”.

Veçse kësaj here jo si futbollist, por si pjesë e stafit teknik.

Ai është bërë ndihmës i bashkëkombasit të tij, trajnerit të Manchester United, Erik ten Hag.

Kjo u bë e ditur nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Ruud van Nistelrooy ishte futbollist legjendar i “Djajve të kuq”, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e kësaj skuadre me golat e tij.

Holandezi luajti edhe për Real Madridin.

Ai e ka nisur edhe zejen e trajnerit para disa viteve.

48-vjeçari udhëhoqi gjeneratat e reja të PSV Eindhoven, e vitin e kaluar e drejtoi skuadrën e parë./Klankosova.tv

Read Previous

Paguhen 275 euro, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmërojnë grevë nga nesër nëse nuk u rriten pagat

Read Next

Sa gjoba u shqiptuan në trafik në 24 orët e fundit?