Van Gaal “plas bombën”: Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës ishte i planifikuar

Dhjetorin e vitit 2022, Argjentina u shpall Kampione Bote dhe Lionel Messi mund të quhet “zyrtarisht” lojtari më i mirë në historinë e futbollit, mirëpo shumë futbolldashës, por dhe ikona të këtij sporti janë të mendimit se triumfi i Kombëtares “albiceleste” ishte e planifikuar kohë më parë.

Në çerek-finalet e kompeticionit, Argjentina e tekniku Lionel Scaloni mundi me shumë vuajtje “tulipanët” holandezë të Louis van Gaal, me përballjen që përfundoi me kohën e rregullt 2 me 2 dhe vetëm pas goditjes së penalltive, Messi me shokë siguruan gjysmë-finalen ndaj Kroacisë.

Për trifumin e argjentinasve, i cili sipas tij ishte i “dyshimtë” ka folur dhe ish-tekniku i Kombëtares holandeze, Louis van Gaal, i cili është i mendimit se çdo gjë ishte e planifikuar paraprakisht dhe Messi duhet të bëhej kampion bote.

“Vërtet nuk dua të flas shumë për këtë. Nëse shikoni se si Argjentina shënoi gola dhe si shënuam ne, dhe si disa lojtarë argjentinas kaluan vijën dhe nuk u ndëshkuan, mendoj se gjithçka ishte planifikuar paraprakisht. Dua të them atë që medoj. Messi duhej të bëhej kampion bote? Po, mendoj kështu”,- u shpreh ish-“numri 1” i pankinës së “tulipanëve”. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Emisarët e Al-Ittihad mbërrijnë në Londër, sauditët gati 200 milionë paundët për Salah

Read Next

Kurti bashkëbisedon me gratë pensioniste: U pajtuam që reforma pensionale të bëhet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe drejtësisë