Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot është krijuar tollovi, për shkak të shtyrjes së një fluturimi për Helsinki.
Nga Aeroporti i Prishtinës kanë folur lidhur me këtë situatë.
Sipas zëdhënëses së këtij aeroporti, Valentina Garës, vonesat janë krijuar në mënyrë zingjirore për shkak të një fluturimi.
“Asnjë nga këto fluturime nuk ka vonesë për shkak të ANP “Adem Jashari. Këto vonesa janë shkaktuar në mënyrë zinxhirore meqenëse një fluturim ka shkaktuar vonesën e fluturimit të radhës duke pasur parasysh që është dashur të realizohet me të njëjtin. Prandaj lusim udhëtarët që për çdo detaj t’i drejtohen kompanisë ajrore në fjalë duke pasur parasysh gjithmonë respektimin e “të drejtave të udhëtarëve”. Ne ju kërkojmë ndjesë për këtë pakënaqësi të shkaktuar nga kompania ajrore dhe mbesim gjithmonë të përkushtuar që të gjitha fluturimet të operohen me sigurime me të lartë dhe në kohë”, ka thënë Gara./GazetaSinjali/