Vala vdekjeprurëse e të nxehtit prek Japoninë

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e të nxehtit në Tokio, pasi Japonia po përjeton një valë të pazakontë të të nxehtit, duke bërë që autoritetet të lëshojnë një sërë paralajmërimesh shëndetësore.

Gjatë fundjavës, prefektura Shizuoka ishte e para në Japoni, ku termometri shkoi 40 gradë Celsius këtë vit. Një nxehtësi e tillë intensive gjatë sezonit të shirave është e parakohshme dhe mjaft e rrallë.

Temperaturat arritën maksimale afër 40 gradë Celsius dje në Tokio dhe Ëakayama, sipas mediave lokale.

Ditët e fundit, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për pjesën më të madhe të vendit, duke u kërkuar banorëve të shmangin lëvizjet dhe të përdorin kondicionerët në ambiente të mbyllura./abcnews.al

Read Previous

Tusk: Askush nuk ka të drejtë të vendosë për paqen në emër të Ukrainës dhe pa pjesëmarrjen e saj

Read Next

Futbollistit kosovar s’i lejohet hyrja në Gjeorgji