Në katër Sy ishte i ftuar, Besim Kodra, nga Shoqata e të drejtave të pacientëve në Kosovë. I pyetur se si e vlerëson ardhjen e vaksinave në vendin tonë, Kodra u përgjigj që ishte një lajm i mirë për ne si për shëndetin publik ashtu edhe për shëndetin mendor por mirë edhe për ekonominë.
Në gjithë procesin e vaksinimit, Kodra tha se është ndarë i kënaqur dhe falënderues që Shqipëria e ndihmoi Kosovën me vaksinat për personelin shëndetësor por që nuk i pëlqeu ideja që ishin të detyruar që të prisnin nga të tjerët t’ju vinin në ndihmë.
Ajo çka konsideroi një mungesë të madhe për shoqërinë ishin sigurimet shëndetësore dhe Kodra bëri thirrje që duhet të ndryshojë ky fakt.
Për këto dhe gjithçka tjetër ndiqni në videon më poshtë:
Vaksinat dhe imunizimi i popullit, flet Besim Kodra