Vashat e KB Vëllaznimit po bëhen gati për takimin e radhës. Për dallim nga viti i kaluar kur klubi ishte më stabil, këtë vit po e kanë më të vështirë organizimin, pas largimit të disa prej lojtareve kyqe nga sezoni i kaluar. Megjithatë sipas trajnerit Pal Syla, i tërë ekipi është duke e dhënë maksimumin për të sjellë paraqitje të mira, ndonëse me mungesa.
Kapitenja e kësaj skuadre Rina Hoda, i ka qëndruar besnike ekipit për kohë të gjatë. Ajo thotë se stërvitjet janë duke shkuar mirë teksa thekson edhe prezencën e një përforcimi të ri këtë vit.
Interesimi për sportin e basketbollit vërehet tek moshat e reja të cilat ishin prezente në stërvitjen e mbrëmshme. Ndeshjen e radhës vashat gjakovare udhëtojnë drejt Mitrovicës, për t’u ndeshur me Trepçën.