Ushtria izraelite vret liderin e lartë të grupit islamik Jama’a Islamya

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm tjetër ajror në Bejrut të Libanit.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar si dhe re tymi të zi janë ngritur në qiellin e qytetit jugor, raporton Reuters.

Izraeli thotë se sulmi ishte “preciz” dhe se kishte shënjestruar rajonin e Danieh.

Bëhet fjalë për rajonin e njëjtë të qytetit kur izraelitët vranë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë të premtes.

E burime të Reuters bëjnë të ditur se në sulmet izraelit në Luginën Bekka të Libanit është vrarë Mohammad Dahrouj, lider i lartë i grupit islamist Jama’a Islamiya.

Ky grup islamist politik Sunni u themelua në vitet e 60-ta si degë libaneze e Vëllazërisë Myslimane.

Ky grup shkrepi raketa mbi Izraelin gjatë viteve të fundit, kurse Izraeli më herët kishte kryer sulme duke shënjestruar figura tjera të këtij grupi. /Telegrafi/

Read Previous

Egjipti humb 6 miliardë dollarë për shkak të tensioneve rajonale

Read Next

Nga nëntoka shqiptare u nxorën gati 900 mijë tonë naftë gjatë vitit të kaluar