Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore në të paktën gjashtë aeroporte në Iranin perëndimor, lindor dhe qendror.
Izraeli përmes një deklarate të postuar në llogarinë në X, bën të ditur se avionë të telekomanduar shkatërruan 15 avionë dhe helikopterë iranianë.
Një imazh i bashkangjitur në postim listoi aeroportet në Mehrabad, Mashhad dhe Dezful të Teheranit si ndër ato të synuara.
“Sulmet dëmtuan pistat, bunkerët nëntokësorë, një aeroplan furnizimi me karburant dhe avionë F-14, F-5 dhe AH-1 që i përkisnin regjimit iranian”, thuhet në njoftim.
“Forcat Ajrore ndërprenë aftësinë për t’u ngritur nga këto aeroporte dhe funksionimin e fuqisë ajrore të ushtrisë iraniane prej tyre”./reporteri