Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen një inkursion të madh në Rripin e Gazës gjatë natës.
IDF publikoi një video që tregon automjete të blinduara që kalojnë zonën kufitare, raporton BBC.
Në fjalë ishte një “sulm në shënjestër” nga brigada izraelite Givati në veri të Gazës.
Radioja ushtarake e Izraelit e përshkroi operacionin si inkursionin më të madh në konfliktin aktual të Izraelit me Hamasin në Rripin e Gazës.
In preparation for the next stages of combat, the IDF operated in northern Gaza.
IDF tanks & infantry struck numerous terrorist cells, infrastructure and anti-tank missile launch posts.
The soldiers have since exited the area and returned to Israeli territory. pic.twitter.com/oMdSDR84rU— Israel Defense Forces (@IDF) October 26, 2023
Ata thanë se bastisja u krye si pjesë e “përgatitjes për fazat e ardhshme të luftimit” dhe “goditi qelizat e shumta terroriste, infrastrukturën dhe pikat e lëshimit të raketave antitank”, në një postim të enjten, duke shpërndarë video të operacionit.
“Ushtarët kanë dalë që atëherë nga zona dhe janë kthyer në territorin izraelit,” shtoi ai.
Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv se forcat e IDF janë ende duke u përgatitur për një pushtim tokësor, por nuk dha asnjë të dhënë për kohën.
Izraeli u tha 1.1 milion banorëve të qytetit të Gazës dhe zonave të tjera veriore që të largoheshin për sigurinë e tyre javën e kaluar. /Reporteri.net/