Ushtari i parë rus del në gjyq në Ukrainë për krime lufte

Një ushtar rus është paraqitur në gjykatë i akuzuar për vrasjen e një burri të paarmatosur me biçikletë. Ky është gjyqi i parë për krimet e luftës në Ukrainë që kur Vladimir Putin pushtoi vendin.

21-vjeçari Vadim Shyrimarin akuzohet për vrasjen me paramendim të një 62-vjeçari, i cili nuk u bë i ditur në gjykatë. Shysimarin po mbahet në paraburgim. Çështja është planifikuar të rifillojë të mërkurën. Avokati i Shysimarin tha se klienti i tij kishte pranuar vrasjen e viktimës, por nuk kishte diskutuar ende nëse do të pranonte fajësinë./AnabelMedia/

Read Previous

Dita 80 e luftës – Si është situata në Ukrainë

Read Next

27 persona vdesin pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë tregtare në Indi