Ushtarët e FSK-së në SHBA, pamje nga stërvitjet e tyre me ushtarët amerikanë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta të ushtarëve të FSK-së dhe ushtarëve amerikanë.

Garda e Iowa-s publikoi fotografi nga këto stërvitje, duke shkruar më 31 gusht se “dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh (mbi 3 kilometra) e shumë pompa”.

“Ushtarët amerikanë (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë që t’i marrin këmbët”, shkruan Garda e Iowa-s.

Ambasada amerikane, ndërkaq, i ka shpërndarë fotografitë, duke shkruar pothuajse të njëjtat fjalë.

Read Previous

Administratori i KESH-it në Shqipëri zbardh marrëveshjen e energjisë me Kosovën

Read Next

Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 10 të arrestuar