Ushtarë shtesë gjermanë zbarkojnë në Kosovë, Rohde: Përgatitje e terrenit edhe për trupa të tjerë

Një numër ushtarësh gjermanë kanë zbarkuar dje në Kosovë.

Sipas ambasadorit Jorn Rohde, ardhja e tyre është një hap drejt rritjes së pranisë ushtarake gjermane në Kosovë.

“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësitë e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë”, tha Rohde.

Diplomati gjerman e quajti zbarkimin e ushtarëve “si përgatitje të terrenit për shtimin e një kontingjenti” të vendit nga ku vjen ai.

Shtimi i trupave të KFOR-it erdhi si pasojë tensioneve në veri e po ashtu edhe për shkak të agresionit të Serbisë në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Read Previous

Maqedonci tregon karakteristikat e kamionëve ushtarak RheinMetall, që iu shtuan sot FSK-së

Read Next

Ende në arrati Shkelzen Ahmeti i dyshuar për plagosjen e trefishtë