Studimi: Ushqimet, Evropa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Përgjithësisht europianët kur blejnë ushqim, nisen nga çmimet, duke i kushtuar rëndësi kostos, ndërsa shqiptarët, si në Shqipëri edhe në Kosovë, në një mase të madhe kur blejnë ushqim, udhëhiqen nga shija.

Studimi “Future Of Food”, që u dedikohet vendeve në zhvillim të Europës, tregon se rreth 37% e popullsisë në Shqipëri dhe 36% e popullsisë në Kosovë kanë kriter shijen kur blejnë ushqim.

Vetëm 40% dhe 36% e shtetasve nga Shqipëria dhe Kosova përkatësisht e kanë koston si kriterin kryesor, ndërsa për shtetet e tjera të Europës Lindore, ky tregues varion nga 50 në 75%.

Qytetarët luajnë rol të rëndësishëm në ndryshimin e mënyrës së sistemeve tona ushqimore. Prandaj qëndrimet dhe perceptimet e tyre janë të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe preferencat e ushqimit.

Anketa online në vendet në zhvillim të Europës që u krye në periudhën 15 dhjetor 2022 – 16 janari 2023, tregoi se kur blihet ushqim, 53% e konsumatorëve në vendet në zhvillim të Europës nisën nga kosto, 34% nga shija dhe 30% nga vlerat shëndetësore.

Këta janë tre faktorët kryesorë ndikues te konsumatorët e vendeve në zhvillim të Europës.

Pothuajse një në tre persona konsideron sigurinë e ushqimit të rëndësishme (27%). Ushqimet organike, ndikimi mjedisor, pak ose aspak pesticide, përpunim i ulët, origjina gjeografike janë faktorë të tjerë të rëndësishëm ndërmjet 8 dhe 12%.

Megjithëse kostoja është shtytësi kryesor që ndikon te konsumatori blerjen e ushqimit, po ka disa variacione në varësi të vendeve.

Pothuajse në çdo vend, kostoja është faktori që dominon në blerje, shumë mbi mesataren në Lituani p.sh. 75% e të anketuarve thonë kostoja është kriteri më i rëndësishëm kur blejnë ushqim.

Ndër të gjitha vendet, vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, shija konsiderohet të jetë më e rëndësishme.

Studimi tregon se prirja për t’u nisur nga kosto ndryshon sipas nivelit të arsimit. P.sh. njerëzit e arsimuar balancojnë koston me përzgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme.

Prirja për të blerë dhe për të konsumuar ushqim me preferencë shijen ulet ndjeshëm, ndërsa njerëzit rriten dhe merr rëndësi gjithnjë e më shumë cilësia e ushqimeve, nëse janë të shëndetshme kanë apo nuk kanë pesticide etj.

Gjithashtu, Shqipëria u shqua ndër vendet europiane në Zhvillim për larmishmërinë e ushqimit të konsumuar. Lituania (54%) dhe Shqipëria (53 %), kishin përqindjen më të lartë të njerëzve që i kushtojnë rëndësi shumëllojshmërisë së ushqimit./Monitor

Read Previous

Nagavci: Do të kemi çerdhe modulare në veri të Mitrovicës, risi që po përdoret në Evropë

Read Next

Rreth 180 mijë njerëz në SHBA dhe 110 mijë të tjerë në mbarë botën të abonuar në Twitter Blue