Mimoza Kusari: Ura e Rogovës, projekti i radhës në qeverisjen tonë në Gjakovë – KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka premtuar se Ura e Rogovës është projekti i radhës në qeverisjen tonë në Gjakovë “Mbrëmë bashkë me ministrin e infrastrukturës, Liburn Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kandidatët për asamble komunale vizituam banorët e fshatit Rogovë e Hasit, ku brenga kryesore mbetet ura në hyrje të fshatit.

Nuk premtuam por u zotuam që me mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së infrastrukturës, ura e Rogovës do të jetë prioritet për komunën dhe qeverinë dhe në periudhën optimale do të jetë e përfunduar.

Bashkë do të punojmë për projekt të sigurt për gjithë banorët e Rogoves së Hasit.Bashkë do të qeverisim!Bashkë do të punojmë për Gjakovën”.

“Citoi Mimoza Kusari – Lila”

Read Previous

Debati për dozën e tretë, Kosova me vaksinë përforcuese që nga viti i ardhshëm

Read Next

Moti sot në Kosovë