Universiteti “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje me avokatin e popullit

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka pritur sot për vizitë avokatin e popullit të Kosovës, Naim Qelaj, me të cilin edhe kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit dhe ombudspersonit të Kosovës, për të cilin më gjerësisht na njofton rektori Artan Nimani.

Qelaj theksoi se shpreson që ky bashkëpunim të jetë shumë frytdhënës e të shërbejë në mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni.

Ndërsa Ombudspersoni i Universitetit Bajram Nuraj theksoi se ky bashkëpunim ka qenë i nevojshëm për të vazhduar në zgjidhjen e problemeve eventuale që mund të lindin gjatë procesit të punës.

Rektori Nimani falënderoi avokatin e popullit që ka pranuar ftesën për të bashkëpunuar me këtë insitucion.

Read Previous

Briri më i vjetër në botë: Dëgjoni tingullin e këtij instrumenti 18,000-vjeçar (VIDEO)

Read Next

Naim Qelaj, Avokati i popullit flet për masat e qeverisë