Unicef: Kriza në Gaza nuk është vetëm humanitare, por edhe morale

Gaza “nuk është vetëm në një krizë humanitare, por edhe në një krizë morale”.

Kështu ka thënë drejtoresha rajonale për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore e Unicef, Adele Khodr, në një postim në platformën X.

“Ky është një test i njerëzimit dhe aftësisë sonë për të shpëtuar jetët e fëmijëve. Veprimi ose mungesa e tij do të ketë pasoja për të ardhmen dhe historia do të gjykojë veprimet tona kolektive”, ka paralajmëruar Khodr. /Albanianpost.com

Read Previous

15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Basha: Kurrë më s’do jemi të vetëm në mbrojtjen e lirive tona

Read Next

Arteta: Ishim vërtetë mirë, Man City është skuadra më e fortë në botë