Unazohen për herë të parë dy zogjtë e Lejlekut të Zi në Kosovë (foto)

Dy zogj të vegjël të Lejlekut të zi janë unazuar, e që është hera e parë e këtyre llojeve në Kosovë.

Fotografi i jetës së egër, Arian Mavriqi, ka njoftuar për unazimin e dy zogjve të Lejlekut të zi (Ciconia nigra).

Ai ka bërë të ditur se diçka e tillë po bëhet për herë të parë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, konkretisht bashkë me profesor Qenan Maxhunin i cili kishte unazat dhuratë nga kolegët gjerman dhe në bazë të shifrave që mbajnë unazat, ne e dimë që këta lejlekë janë të Kosovës, Kamenicës dhe kështu kudo që shihen ata në botë ne do kemi mundësi t’i identifikojmë.

Mavriqi ka theksuar se vitin tjetër planifikohet t’u vendosen GPS dhe kamera për transmetim drejtpërdrejtë ku do mund të ndiqen edhe direkt nga momenti i kthimit nga shtegtimi, çeljen e vezëve dhe deri tek momenti kur nisen për shtegtim./Indeksonline.net

May be an image of bird and nature
May be an image of nature
May be an image of wading bird and nature
No photo description available.
May be an image of 1 person and outdoors

Read Previous

Rizvanolli: Prej pasluftës rreth 120 milionë euro nga buxheti kanë shkuar në “Trepçë”

Read Next

2.202 testime, 7 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19