Burri që gjeti një unazë të klasës së shkollës së mesme të vitit 1948 teksa eksploronte me detektorin e tij metalik, arriti t’ia kthente unazën familjes së burrit që e humbi 73 vjet më parë.
Michael Shealy tha se e gjeti unazën gjatë një udhëtimi familjar në Rogers dhe se përfundoi duke e sjellë unazën në shtëpi në Karolinën e Jugut, në mënyrë që të mund të hetonte origjinën e saj.
Shealy shtoi se emri i shkollës, viti në unazë dhe inicialet e gdhendura AHC e ndhmuan të identifikonte pronarin e saj të mundshëm si Art Cooksey, një i diplomuar në Wilson, i cili vdiq më 2016.
Shealy kontaktoi familjen e Cooksey dhe pesë javë pas zbulimit ia dorëzoi personalisht unazën e humbur prej kohësh, vejushës së Cooksey, Margery, 91 vjeç, dhe fëmijëve të rritur të çiftit.
“Me të vërtetë kurrë nuk e kam parë unazën më parë, sepse kur ishim të martuar ai nuk e kishte. Ai tashmë e kishte humbur atë”, tha Margery Cooksey për WKBN-TV.
Familja tha se ishte e befasuar dhe mirënjohëse që iu kthye unaza në fjalë.