Gjermania po shfaqet gjithnjë e më shumë në mbështetje të Kosovës, e kritike e madhe e Serbisë.
Pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, me barrikadat ilegale të vendosura që po qëndrojnë atje ende edhe në ditën e 20-të, situata megjithatë është më e qetë sot, kur pritet edhe largimi i kamionëve e i automjeteve tjera të rënda që kanë bllokuar rrugët kryesore në pjesën veriore.
Për këto zhvillimeve, janë deklaruar edhe nga qeveria gjermane.
Pas shqetësimit të ngritur nga deputeti gjerman Adis Ahmetoviq, ka reaguar edhe kolegu i tij Volker Ullrich nga CDU/CSU.
Ai ka thënë se Serbisë duhet t’i dërgohet një mesazh i koordinuar evropian, ndërsa ka thënë se është urgjente çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Situata në Kosovë nuk guxon të përkeqësohet më tej. Ajo që nevojitet është një mesazh i koordinuar evropian ndaj Serbisë. Nevojiten shtensionimi dhe stabiliteti. Perspektiva evropiane për Kosovën, me anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës mbetet urgjente”, ka thënë Ullrich në një postim në Twitter. /EO/
Die Situation im #Kosovo darf sich nicht weiter zuspitzen. Notwendig ist eine klare und europäisch abgestimmte Botschaft an #Serbien. Deeskalation und Stabilität sind erforderlich. Dringend bleibt eine europäische Perspektive für den Kosovo mit baldigem Beitritt zum #Europarat— Volker Ullrich (@VolkerUllrich) December 29, 2022