Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, SBU, ka thënë të martën se ka goditur urën që lidh Rusinë dhe Gadishullin e pushtuar të Krimesë me eksplozivë të vendosur nën ujë.
“Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kreu një operacion të ri unik special dhe goditi Urën e Krimesë për herë të tretë, këtë herë nën ujë! Operacioni zgjati disa muaj”, ka shkruar SBU-ja në Telegram, raporton CNN.
Operacioni erdhi pasi SBU-ja të dielën nisi një sulm ajror të guximshëm ndaj flotës së bombarduesve strategjikë të aftë për armë bërthamore të Rusisë.
Sulmi vjen po ashtu një ditë pas rundit të dytë të bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për fundin e luftës.
Në bisedimet që janë mbajtur në Stamboll të Turqisë, Ukraina ka pranuar të ashtuquajtuarin memorandum nga Rusia, teksa Ukraina thotë se ajo ia kishte dorëzuar Rusisë kornizën e kushteve për përfundimin e luftës, kohë më parë.
Në bisedimet e së hënës, palët janë pajtuar për shkëmbimin e 6,000 ushtarëve të vrarë në luftë./koha.net/