Ukraina: Rusia ka rrëmbyer mbi 2 mijë fëmijë

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ngritur akuza ndaj Rusisë se ka marrë me forcë në territorin e saj 2389 fëmijë nga Donetsk dhe Luhansk.

“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

Në anën tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 persona, përfshirë 2,389 fëmijë u evakuuan nga Donbasi.

Këto zhvillime u komentuan këtë të martë edhe nga UNICEF duke ngritur shqetësimin edhe pse theksoi se ende nuk e ka verifikuar këtë pretendim nga Ukraina.

“Rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve në konflikt”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

Read Previous

Historia e pabesueshme e 18-vjeçarit, në një muaj nga ndeshjet me refugjatët te goli në Serie A

Read Next

Kurti për BBC: Duam të anëtarësohemi në NATO, na duhet ndihma e Evropës Perëndimore, SHBA-së dhe Britanisë