Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur vendosmërinë e tij për të përballuar rritjen e agresionit rus me përdorimin e teknologjisë dhe prodhimin e armatimeve vendase.

Këtë e ka bërë duke njoftuar se Ukraina po “rrit prodhimin e dronëve” dhe armëve të tjera përballë sulmeve në rritje ruse.

Zelensky, tha se “gjithçka është e nevojshme në fushën e betejës për të shpëtuar jetë përmes fuqisë së teknologjisë”, shkruan skynews.

Në një postim në rrjete sociale, ai deklaroi se lufta tregoi se teknologjia është një “mbrojtje efektive kundër agresionit” dhe i falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në mbrojtjen e tokave të Ukrainës.

Bëhet e ditur se Kievi ka rritur prodhimin e dronëve dhe llojeve të caktuara të armëve.

Përveç kësaj, ky angazhim përfshin edhe prodhimin e municioneve dhe pajisjeve të nevojshme për të përforcuar kapacitetet e mbrojtjes së Ukrainës. /Telegrafi/

Read Previous

Trump kërkon që të anulohet dënimi për paratë e heshtura

Read Next

Sensacioni i Euro 2024 drejtë Ligës Premier: Katër top klube me oferta për Calafiorin