Ukraina: Jemi të gatshëm të fillojmë bisedimet e paqes me Rusinë

“Ukraina është e gatshme të fillojë bisedimet e paqes me Rusinë nëse kjo e fundit është e përgatitur të negociojë me mirëbesim, megjithëse nuk ka parë asnjë shenjë për këtë”, tha sot ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Dmytro Kuleba ndodhet në Kinë për bisedime me homologun e tij kinez Wang Yi.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba është zyrtari më i lartë ukrainas që ka udhëtuar në Kinë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit 2022 dhe ka zhvilluar bisedime me Wang Yi për më shumë se tre orë.

Kievi pritet të mbajë një samit të dytë ndërkombëtar gjatë vitit për të çuar përpara vizionin e tij për paqen. Ukraina ka thënë se do të dëshironte që samiti i saj i dytë të organizohej nga një vend nga Jugu Global dhe se Rusia duhet të marrë pjesë.

Kievi ka thënë gjithashtu se do të dëshironte që Kina të luante një rol më aktiv në përfundimin e luftës. /abcnews.al

Read Previous

Ekskluzive: Harris kryeson Trumpin 44% me 42% në garën presidenciale në SHBA, zbulon sondazhi i Reuters/Ipsos

Read Next

Bastisje në tri lokacione, gjenden armë të gjata e municion