UFC-317 | Las Vegas gati për mbrëmjen magjike

Më 28 qershor, në “T-Mobile Arena” të Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-317 në artet marciale mikse. Ky është eventi i dytë i madh i MMA-së brenda këtij muaji.

Gjithsej do të zhvillohet 13 duele, por spikatin dy përballjet kryesore, që janë të vlefshme për titullin kampion bote. Kështu, në peshën e lehtë, titull që për momentin është vakant, do të duelojnë Ilia Topuria e ish-kampioni i këtij Divizioni, Charles Oliveira.

Gjeorgjiani Topuria, i pamposhtur në kafaz (16 fitore e asnjë humbje) pasi nxori vakant titullin e peshës “featherweight” (pesha 62-66) vendosi të kalojë në peshën e lehtë (66-70kg). Një përballje e vështirë për të, pasi do të duelojë ndaj ish-kampionit, brazilianit Oliveira.

Oliveira mban rekordin e UFC-së, me 20 duele të mbyllura para kohe, ndërkohë që në kafaz ka rekordin e 35 fitoreve, 10 humbje e 1 duel pa rezultat. Në katër sfidat e fundit nuk ka shkëlqyer shumë (ka arritur dy fitore e dy humbje), por mbetet një sfidant i frikshëm e me përvojë.

Në peshën “flyweight” (pesha 52-57kg), kampioni në fuqi, braziliani Alexandre Pantoja (29 fitore e 5 humbje), do të mbrojë titullin ndaj neo-zelandezit Kai Kara-France (25 fitore, 11 humbje e 1 duel pa rezultat). /Telesport.al/

UFC-317, duelet kryesore
Ilia Topuria – Charles Oliveira
Alexandre Pantoja – Kai Kara-France
Brandon Ruyval – Joshua Van
Beneil Dariush – Renato Moicano
Payton Talbott – Felipe Lima

Read Previous

“Thethi zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë Alpet”

Read Next

Nvidia bëhet përsëri kompania më e vlefshme në botë