UFC-315 spektakël i garantuar, dy duele për titull dhe 3 ish-kampionë bote ngjiten në kafaz

Këtë fundjavë, në Montreal të Kanadasë do të zhvillohet eventi UFC-315 në artet marciale mikse (MMA). Një event i rëndësishëm, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote.

Sfida e parë është ajo për titullin kampion në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg). Përballë njëri tjetër do të jenë kampioni në fuqi, amerikani Belal Muhammad dhe sfidanti Australian Jack Della Maddalena.

Për Muhammad (24 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat) kjo do të jetë hera e parë që mbron titullin e fituar vjet në korrik. Ai nuk humbet në kafaz prej 6 vitesh.

Një rival i vështirë edhe Maddalena (17 fitore e 2 humbje në karrierë), që nuk humbet që nga viti 2016. Për të është hera e parë që duelon në një përballje kaq të rëndësishme.

Sfida tjetër për titull është ajo e peshës “flyweight” (pesha deri 57kg) për femra mes kampiones veterane Valentina Shevchenko (24 fitore, 4 humbje e 1 barazim) dhe sfidantes franceze Manon Fiorot (12 fitore e 1 humbje).

Në këtë event, në kafaz do të ngjiten edhe tri ish-kampionë bote si Jose Aldo (do të duelojë ndaj Aiemann Zahabi), Alexa Grasso (do të duelojë ndaj Natalia Silva) dhe Jessica Andrade (do të duelojë ndaj Jasmine Jasudavicius). /Telesport.al/

UFC-315, duelet kryesore
Belal Muhammad – Jack Della Maddalena
Valentina Shevchenko – Manon Fiorot
Jose Aldo – Aiemann Zahabi
Alexa Grasso – Natalia Silva
Benoit Saint Denis – Kyle Prepolec

Read Previous

Presidentja Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qëndresës dhe lavdisë

Read Next

Policia konfiskon 104 motoçikleta në Gjakovë