UFC 312: Spektakël i garantuar në Sidney, dy duele për titull

Në Sidney të Australisë do të zhvillohet këtë fundjavë eventi UFC-312 në artet marciale mikse. Një event i rëndësishëm, teksa përfshin edhe dy duele për titullin kampion bote, një për meshkuj dhe një për femra.

Dricus du Plessis i Afrikës së Jugut (22 fitore e 2 humbje në kafaz) do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e mesme. Ai do të përballet me amerikanin Sean Strickland (29 fitore e 6 humbje në kafaz).

Në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), kampionia në fuqi, kinezja Weili Zhang (25 fiore e 3 humbje) do të mbrojë titullin ndaj amerikanes Tatiana Suarez (10 fitore e asnjë humbje). Zhang nuk humbet prej me shumë se 3 vitesh. /Telesport.al/

UFC-312, duelet kryesore
Dricus du Plessis – Sean Strickland
Weili Zhang – Tatiana Suarez
Justin Tafa – Tallison Teixeira
Jimmy Crute – Rodolfo Bellato
Jake Matthews – Francisco Prado

Read Previous

Santorini dridhet sërish

Read Next

Google prezanton Gemini 2.0 Flash