UEFA publikon listën e skuadrave më të paguara gjatë sezonit 2020-2021

Nyon, SWITZERLAND: A UEFA logo is seen with Geneva Lake and Alps as background 08 December 2006 during a press conference closing a two days Executive committee meeting of the European football federation at the headquarters in Nyon. AFP PHOTO / FABRICE COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Chelsea është skuadra me fitimet më të larta në sezonin 2020-2021. UEFA publikoi listën e premiove që skuadrat kanë siguruar nga viti i kaluar në ndeshjet europiane.

Sigurisht, listën e kryesojnë Blutë e Londrës, që si fituesit e Ligës së Kampionëve kanë arkëtuar plot 126 milionë euro nga fondi prej 1,9 miliardë, i ndarë sezonin e kaluar mes 32 klubeve pjesëmarrëse.

Pas tyre, është finalisti tjetër, Manchester City, me rreth 119 milionë, i ndjekur nga dy gjysmëfinalistët Real Madrid dhe Paris Saint Germain, me afro 110 milionë euro. 

Sa i përket skuadrave italiane, Juventus grumbulloi rreth 83 milionë euro, ndjekur nga Lazio, 53,5 milionë dhe Atalanta e Inter me rreth 50 milionë euro.

Ndërkohë, çmimi më i ulët i fituar ndonjëherë në Champions ishte 18,45 milionë euro, të cilin e mori Ferencvaros i Myrto Uzunit. Kjo për shkak se hungarezët humbën pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre në fazën e grupeve, por morën 1,1 milion euro nga fondi 585 milionë i UEFA-s, i cili shpërblen klubet për rekordin e tyre historik në kompeticionet europiane. Reali, 13 herë fitues, i Ligës së Kampioneve, mori 35,5 milionë.

Edhe të ardhurat nga Europa League ishin mjaft mbresëlënëse. Fondi i çmimeve për Kupën e vogël të Europës ishte 541 milionë euro dhe fituesi i kompeticionit, Villarreal, fitoi 33,1 milionë euro, ndërsa finalisti tjetër, Manchetser United, fitoi 79,6 milionë pasi filllimisht përfundoi i treti në grupet e Champions League.

Arsenali fitoi pak më pak se 30 milionë euro. Edhe skuadrat italiane fituan shuma të majme. Për gjysmëfinalisten Roma ishin rezervuar 24 milionë euro, për Milanin 16,3 dhe Napolin 14,6 milionë euro.

Secilit klub iu mor rreth 5% e çmimeve si pjesë e një marrëveshjeje 5-vjeçare me UEFA-n për të rimbursuar të drejtat televizive dhe sponsorët për sezonin 2019-2020, të ndërprerë nga shpërthimi i pandemisë./A2news/

Read Previous

2,7 milionë euro, Spezia gati të blejë Rey Manaj

Read Next

Varësia ndaj gazit rus, Danimarka përgatit revolucionin energjetik për Evropën