UEFA e konfirmon: VAR-i në kualifikueset e Kampionatit Botëror

VAR-i vazhdon të shtrihet në të gjithë kompeticionet e futbollit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim për përfshirjen e teknologjisë edhe në takimet kualifikuese të kombëtareve.

UEFA konfirmon se VAR-i, me pëlqimin e FIFA-s, do të përdoret në të gjithë ndeshjet e mbetura të dueleve eliminatore të kombëtareve evropiane për Botërorin Katar 2022.

Sistemi do të jetë funksional duke filluar nga sfidat e katërta në grupe, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen duke filluar nga muaji shtator. /abcnews.al

Read Previous

A po e përshpejton varianti delta sëmurjen e të rinjve?

Read Next

​Sa të besueshme janë testet e antitrupave pas vaksinimit?