U zhduk pasi debatoi ashpër me gruan, gjendet i pajetë pranë liqenit

Një 47-vjeçar shqiptar që u zhduk të dielën e kaluar nga banesa e tij pas një debati të ashpër me bashkëshorten, është gjetur i pajetë pranë një liqeni, në Ascolano të Italisë.

Trupi i pajetë i Lorenc Ferrajt, i cili ishte i punësuar si shofer kamioni, është gjetur në liqenin Gerosa, tre ditë pasi humbi gjurmët.   

Policia mori raportime për zhdukjen e tij më 1 nëntor dhe i përqendroi kërkimet në Montegallo, pikërisht midis fshatrave Uscerno, Meschia dhe Propezzano, në provincën Ascoli Piceno.

Për operacionin e kërkim-shpëtimit u mobilizuan karabinierët, Brigada e Zjarrfikësve, Shpëtimit Alpin dhe Mbrojtjes Civile.

Po ashtu u shfrytëzua ndihma e qeneve dhe një droni të pajisur me kamera termike, të cilët “krehën” pyjet e dendur dhe shkëmbinjtë.

Vetëm mëngjesin e sotëm furgoni me trupin e pajetë të shqiptarit u gjet pranë liqenit Gerosa./a2news/

Read Previous

Moti i keq përfshinë Italinë, të paktën 3 viktima

Read Next

Kurti raporton sot në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel