U shqiptuan 752 gjoba dhe u sekuestruan 125 patentë shoferë nga Policia e Gjakovës

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka realizuar një plan 6 ditor. Brenda gjashtë ditëve ka shqiptuar 752 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

752 gjobat janë dhënë pasi ngasësit janë gjobitur për shpejtësi të tepërt, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, dhe mosvendosjen e rripit të sigurisë, shkruhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Ndërkaq 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse që ndalojnë drejtimin e mjetit motorik.

Këto masa janë aplikuar ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda, si tejkalime në zona të ndaluara dhe rrezikim të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.

Operacioni i realizuar nga policia synon përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe minimizimin e aksidenteve.

Read Previous

Distria e Laura ngrihen në ranglistën botërore

Read Next

​Këto janë marrëveshjet e miratuara nga ekzekutivi