U rrëmbyen në Gjermani, nëna dhe djali i saj gjenden në Kosovë

Ditë më parë u raportua për rrëmbimin e një gruaje shqitare dhe djalit të saj 3-vjeçar në Gjermani. Të dy këta janë gjetur në Kosovë.

Më 10 qershor, një grua 34-vjeçare nga Meckenheim dhe djalin e saj trevjeçar dikush i kishte futur në një makinë dhe i kishte rrëmbyer. Një banore kishte vëzhguar sulmin e pretenduar dhe kishte raportuar në RTL.

Ndërsa pesë ditë pas krimit, të martën, nëna dhe djali i saj janë gjetur nga policia në Kosovë.

“Në kuadër të masave të hetimit të gjerë kriminal nga policia e Bonit, gruaja 34 vjeçare dhe djali i saj tre vjeçar janë gjetur nga policia lokale në Kosovë të hënën (14.06.2021)”, shkruan rtl.de.

Read Previous

47 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Read Next

Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d të drejtorit të Klinikës Infektive