U raportua se mori pjesë në seancë e infektuar me COVID-19, Adriana Matoshi publikon rezultatin e testit

Sot në media ka qarkulluar lajmi se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

Pas kësaj ka reaguar vetë Matoshi e cila e ka publikuar rezultatin e testit në profilin e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se është e turpshme lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës.

“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, shkruan Matoshi. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

A do të jetë i pranishëm në sallë Xhavit Haliti kur do të votohet presidenti, flasin nga PDK

Read Next

Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha, Kurti ia siguron votën e 80-të Vjosa Osmanit