Është promovuar libri “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga autori Jusuf Buxhovi. Përmbajtja e këtij libri është me histori dhe plot ide filozofike, e cila flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Autori i ketij libri, profesor Jusuf Buxhovi ka thënë se në këtë ribotim janë shtuar disa detaje që e pasurojnë edhe me shume librin dhe e bëjnë më të plotësuar
Me rastin e promovimit të librit edhe në Romë, Buxhovi ka thënë se është një arritje e madhe për të dhe letërsinë shqipe pasi që gjuha italiane eshte gjuhë botërore dhe me anë te këtij promovimi letërsinë shqipe dhe Gjakoven e rendit në rang të lartë botëror.
Kryetari i komunës Ardian Gjini e vlerësoi lart botimin e këtij libri ku u shpreh se këto shenime janë monument historik për shqiptarët dhe në veçanti për Gjakovën.
Momentalisht libri është përkthyer në tri gjuhë: gjuhën frënge, sllovene dhe serbe ndërsa do përkthehet edhe në 6 gjuhë të tjera si: në gjuhën angleze, gjermane, italiane, spanjolle, polake dhe romune.