U pastrua deponia në fshatin Orize, përreth lumit Erenik

Sot u bë pastrimi i deponisë ilegale që u transmetua dy ditë më parë nga Televizioni Syri në afërsi të lumit Erenik, gjegjësisht në dalje të Gjakovës në rrugën kryesore që lidh qytetin me rajonin e Rekës së Keqe. Kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati”, Behar Ferizi u shpreh se krahas pastrimit të kësaj hapësire do të punohet edhe në procesin e dizenfektimit për shkak të instekteve në mënyrë që ky ambient të jetë sa më i pastër dhe në funksion të komunitetit.

Banorët të cilët frekuentojnë këtë hapësirë janë të kënaqur me intervenimin e sërishëm për ta pastruar këtë pjesë, por apeluan te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në mirëmbajtjen e vendit.

Theksojmë se deponia në fjalë pastrohet për herë të dytë nga ana e KRM “Çabrati”.

Read Previous

​Kurti: Serbia po merr fonde nga BE-ja, por po militarizohet nga Rusia dhe Kina

Read Next

​Murati: GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje 16.28%