Sot u mbajt mledhja e tretë e Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Gjakovës. Këtu u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje. Në pikën e dytëtë rendit të ditës u dhanë informata nga drejtoria për Shërbime Publike rreth realizimit të projekteve në lagjet ku jetojnë komunitetet jo shumicë. Drejtori i këtj dikasteri Shkumbin Kastrati foli për 5 projekte të cilat prekin drejtëpërdrejtë mirëqenien e këtij komuniteti.
Në diskutimin që u hap pas informatave nga drejtoria për shërbime publike pjestarë të komunitetit kërkuan nga kjo drejtori që prioritet të kenë infrastrukturën në lagjet ku jetojnë komunitetet. Në pikën e tretë të rendit të ditës Dafina Kazazi Olloni udhëheqëse e setorit të shëndetësisë dha informata nga drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale rreth subvencionee për shëndetësi dhe vaksinimin e fëmijëve dhe vaksinimin kundër covid-19 të komuniteteve jo shumicë.
Në pikën e katërt Zyra për Komunitete dhe kthim në komunën e Gjakovës raportoi për punën e zyrës në këtë periudhë.
Në fund u planifikua që të bëhen vizita në fshatrat ku jetojnë komunitetet jo shumicë, e në këtë radhë u përzgjodhën fshatrat Janosh, Bec dhe Vraniq.