Është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Gjakovës për këtë vit. Në fillim u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së kaluar, për të vazhduar më pas me pikën e dytë të rendit të ditës, që ishte informatë nga Zyra për Burime Njerëzore lidhur me mundësinë e punësimit të personave të Komunitetit jo Shumicë në Komunën e Gjakovës.
Zyrtarja e zyrës komunale për komunitete dhe kthim Pranvera Kërshi prezantoi raportin mujor të këtij sektori.
Në fund të mbledhjes antarët u dakorduan që zyrës së kryetarit të Komunës së Gjakovës ti dërgohet lista me të diplomuarit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.